Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali, më i ulëti që nga 17 marsi


Vdekjet nga koronavirusi në Itali të shtunën janë ngjitur për 415, që paraqet rritjen ditore më të ulët që nga 17 marsi, ka njoftuar Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Numri i rasteve të reja me infeksion ishte po ashtu më i ulëti në pesë ditët e fundit, me 2357 nga 3021 sa ishin dje (e premte).

Të shtunën numri i vdekjeve pësoi rënie për pesë në krahasim me të premten.

Totali i vdekjeve, që nga shpërthimi i virusit më 21 shkurt, tani qëndron në 26 mijë e 384. Italia është vendi i dytë me më së shumti të vdekur pas SHBA-së. Sa i përket rasteve të regjistruara me koronavirus, 195 mijë, Italia është e treta pas SHBA-së e Spanjës.

Numri i qytetarëve të regjistruar me sëmundje ka rënë në 105,847 nga 106,527 sa ishte një ditë më herët. Kjo është dita e gjashtë rresht me ulje të numrit të rasteve aktive.

Agjencia ka thënë se 1.187 milionë qytetarë janë testuar për virus, në popullatën 60 milionëshe.