Numri i rasteve të reja me COVID-19 i ngjashëm me dje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se së shpejti do të publikohet statistika për rastet e reja të të diagnostikuarve me Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke potencuar se numri është i ngjashëm me atë që u publikua dje.

Ai paralajmëroi se së shpejti në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile do të vendoset përçues qendror për gazrat mjekësore.

“Tani në këtë moment e shqyrtojmë mundësinë më të mirë që të sillet sistem për gazra mjekësorë. Deri tani aty në disponim janë poçet për oksigjendhe menjëherë pasi ta gjejmë mënyrën, do të sigurojmë një periudhë prej katër deri pesë ditëve, të cilën e caktuan shërbimet teknike, sa është periudha kohore e nevojshme që tërë kjo si instalim të vendoset në spital, që të ketë edhe përçues të tillë të gazrave mjekëlsorë”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth funksionimit të spitalit modular, të vendosur deri te Klinika infektive, tha se aty në këtë moment nuk ka pacientë, por se ky kapacitet është në disponim në çdo moment.

“Në spitalin modular në këtë moment nuk ka pacientë. Plotësohen të gjitha kapacitetet së pari në Klinikë, e pastaj edhe në atë pjesë, praktikisht për çdo ditë analizohet dhe bëhet shpërndarja e pacientëve në pajtim me numrin e të hospitalizuarve në këtë periudhë të kaluar. Gjatë ditëve të kaluara ka pasur numër të caktuar të pacientëve, të cilët janë çregjsitruar nga Klinika dhe në këtë mënyrë janë liruar numër i caktuar i shtretërve, por kjo pjesë është tërësisht në disponim në çdo moment”, tha Filipçe.

Lidhur me personat të cilët janë në karantinë shtetërore dhe janë pozitivë në Kovid-19, ministri tha se në pajtim me gjendjen e tyre shëndetësore, do të mjekohen në kushte shtëpiake.

“Rreth 20 njerëz janë pozitivë, të cilët ishin në karantinë dhe në pajtim me gjendjen e tyre shëndetëdsore, e pas kontrollit nga mjekët, u konfirmua se ata mund të mjekohen në kushte shtëpiake, gjithsesi në konsultim me mjekët e tyre amë”, tha Filipçe./MIA