Numri i rasteve aktive në Maqedonia bie nën 3.000, mbyllen shumica e kovid qendrave

Numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit ishte 46 nga 3.487 testime. Të shëruar kishte 89 pacientë dhe 15 të vd*ekur.
Po ashtu ulet edhe numri i hospitalizimeve. Në Repartet Infektive në Shkup dhe në spitalet në Maqedoni po shërohen gjithsej 379 pacientë.

Për shkak të numri të të infektuarve, spitalet mbyllën pjesën e kapaciteteve që ka të bëjë për kovid pacientë, ndërsa personeli mjekësor është kthyer në spitale.
Deri tani në Maqedoni janë bërë 769.471 testime dhe janë regjistruar 154.982 pacientë me coronavirus, ku prej tyre 146.721 janë shëruar dhe 5.280 kanë humbur jetën.
Momentalisht në Maqedoni ka 2.981 raste aktive, ndërsa në Maqedoni deri tani janë vaksinuar mbi 200 mijë qytetarë, ku 40 mijë prej tyre kanë pranuar dozën e dytë.