Numri i rasteve aktive me COVID-19 në qytetet më të mëdha të Maqedonisë


Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar rritje të madhe.
Autoritetet shëndetësore thonë se ka arritur vala e vjeshtës, ndërsa bëjnë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e virusit.
Me numrin më të madhe të rasteve aktive në vendin e parë është Shkupi – ku ka 3.490.

Pas kryeqytetit janë: Strumica (424), Tetova (406) Prilepi (324) dhe Kumanova (322)
Kurse me më pak raste aktive janë: Ohri (170), Gostivari (150), Kërçova (124) dhe Struga (82).
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 është në 27.199, prej të cilëve 18.948 janë shëruar, ndërsa 934 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 7.317.