Numri i rasteve aktive me COVID-19 në komunat e Maqedonisë së Veriut

Nga 134 persona të diagnostikuar me COVID-19 nga testimet në 24 orët e fundit, 97 raste janë në Shkup. Sipas statistikës së Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti deri tani ka 1995 raste pozitiv, ndërsa aktiv janë 1323.

Midis komunave të Shkupit edhe ato që gravitojnë në kryeqytet, numër më të madh të rasteve aktive me virusin COVID-19 ka në Çair – 302.

E dyta sipas numrit të rasteve aktive është Komuna e Aerodromit me 118 raste, komuna në të cilat ka mbi njëqind të infektuar për momentin janë edhe Buteli me 110 raste, Qendra me 105 dhe Gazi Baba me 104 raste.

Pas Shkupit komuna me më shumë raste aktive është Tetova me 261, ndërsa më pas Kumanova me 207.

Në Strugë ka 60 raste aktive, në Ohër 55, Prilep 18, Shtip 202, Gostivar 44, ndërsa në Kërçovë janë 3. Rritje të rasteve ditëve të fundit janë shënuar edhe në Resnjë, ku për momentin ka 31 raste aktive.