Numërohen më shumë se 62% e kutive të votimit: Projeksioni-PS 75 mandate


Procesi i numërimit të votave në Shqipëri është duke vazhduar normalisht në të gjitha qarqet e vendit, me vonesa të vogla në bashki të caktuara.

Pas orës 19:00 janë numëruar gati 900 mijë vota në të gjithë vendin, më shumë se 62% e kutive, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual mund të marrë deri në 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 2 mandate.

Ndarja e votave:
Partia Socialiste 445 936 vota – 48,84%
Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 357 088 vota – 39,11%
Lëvizja Socialiste për Integrim 62 569 vota – 6,85%
Partia Socialdemokrate 19 770 vota – 2,17%

Nisma Thurje 5 749 vota – 0,63%
Bindja Demokratike 4945 vota – 0,54%
Lëvizja për Ndryshim 4703 vota – 0,52%
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 2802 vota – 0,31%

Partia Lëvizja e Re 2311 vota – 0,25%
Partia Aleanca Demokracia e Re 2009 vota – 0,22%
Partia Balli Kombëtar 1155 vota – 0,13%
Aleanca Bashkimi Popullor 893 vota – 0,1%