Numërohen gjysma e votave në Dragash – Ja si është rezultati

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.
Në disa komuna numërimi i votave është duke u bërë në mënyrë shumë të shpejtë.

Në Komunën e Dragashit tashmë janë numëruar mbi 50% të votave. Sipas të dhënave nga KQZ, kandidati i PDK-së ka përmbysur rezultatin e raundit të parë.
Kur janë numëruar rreth 50% të votave Shabani kryeson me 305 vota ndaj kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.

Rezultatet me 50% të votave të numëruara:
SHABAN SHABANI (PDK) – 4.587 vota apo 50,70%%
BEXHET XHELADINI (PDK) – 4.460 vota apo 49,30%.