Ministria e Shëndetësisë informon se në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive ka vendosur që të mbetët në fuqi orari i punës së lokaleve deri në ora 21.00.
Gjithashtu mbetet në fuqi edhe masa që administrata të vazhdojë të punojë me rotacione. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive bëjnë apel që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat antcovid dhe se gjendja me koronavirusin në vend është stabile.