Më 04.11.2024, në orën 20:50, në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, zyrtarët policorë arrestuan S.B. (33) nga Kosova për shmangie të kontrollit kufitar. Rreth orës 20:05 në pikën kufitare, ai nuk u ndal pas urdhrit të një polici për kontroll shtesë, dhe më vonë u kthye në pikën kufitare duke shpjeguar se nuk ishte ndalur për shkak se kishte një situatë urgjente. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.