Në vendin tonë përherë ka pasur respekt dhe tolerancë fetare.
Madje një shembull të rrallë e që vlen të duartrokitet është edhe ai i qytetares nga Peja.
Bashkëpunëtori i saj, e ka rrëfyer këtë ngjarje të shkurtë, por që ka marrë mjaftë pëlqime në llogarinë Facebook.
Ardiani ka treguar se si Anxhelina, ndonëse i përket fesë katolike, nuk ka treguar gjatë kohës sa kanë zhvilluar një punëtori së bashku, ajo madje ka agjëruar bashkë me besimtarët myslimanë në Kosovë
Ky është postimi i Ardianit:
Shembull i rrallë ne bote, por qe ndodh ne Kosove…
Kjo eshte Anxhelina nga Peja, eksperte e veteqeverisjes lokale, e qe bashkepunojme me shume se 10 vite ne projekte te ndryshme…
2 jave pas Ramazanit 2019, rastesisht e kuptova qe Anxhelina i takon fese katolike. Gjate punetorive ne kohe te Ramazanit, per hire te respektit tone, Anxhelina ka agjeruar bashke me ne, edhe nuk e kemi dite perkatesine e saj fetare.
Po i bi shkurt kesaj storje e qe deshta me shpernda me ju, qe te sherbej si shembull per gjithe neve, dhe ta deshmoj ate qe ne shqiptaret jemi te unik nga popujt tjere fqinje.