Nuk tërhiqet Kurti, thotë se taksën e heqim gradualisht e nuk beson se trupat amerikane largohen nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me paralajmërimet e sotme për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Kurti në një konferencë për media ka thënë se trupat e KFORIT nuk do të tërhiqen dhe që ky vendim nuk ka të bëjë me tarifën.Ai ka përsëritur qëndrimin e tij lidhur me heqjen graduale tarifën dhe vendosjen e reciprocitetit.

“Unë nuk mendoj që KFORI duhet të tërhiqet nga Kosova, përkundrazi nuk besoj qe do tërhiqet. Kemi parë një dëshirë të djalit të presidentit Trump por kjo nuk ka të bëjë me tarifën. Nëse ajo dëshirë bëhet vendim i Donald Trumpt kjo sërish nuk ka të bëjë më tarifën por ka të bëjë më një reduktim të trupave që kanë bërë edhe në Afganistan edhe në Siri. Unë besoj që ShBA-të duhet të qëndrojnë në të gjitha format e tyre në Kosovë; me ambasadë, me ekonomi, me kulturë, me mbrojtje. Jemi për partneritet dhe aleancë të fuqishme. Ne do ta heqim tarifën 100 për qind në mënyrë graduale , duke e zëvendësuar me reciprocitetin gradual. Jam i bindur qe kjo është rruga e duhur dhe qëndrimi më racional dhe i dobishëm për vendin tonë”, ka thënë Kurti pas fushatës zgjedhore në Podujevë.