Nuk respektuan masat mbrojtëse kundër COVID-19, pronarët e lokaleve të natës zhvendosin klientët nëpër bodrume


Në kohën kur pothuajse e tërë bota po aplikon masat shtrënguese nga frika e valës së dytë të COVID-19, shumë biznese kanë hasur në probleme të shumta – duke filluar nga mbyllja e lokaleve të ndryshme afariste.
Mirëpo disa klube të natës në Pragë kanë vendosur t’i shpërfillin urdhrat e autoriteteve të vendit, duke i zhvendosur bizneset e tyre nëpër bodrume ku në mënyrë të fshehtë dhe në masa të rrepta të dyerve sekrete, po argëtojnë klientelen.

E ky veprim nuk i ka shpëtuar syrit të policisë së Pragës, që vazhdimisht patrullojnë rrugëve të kryeqytetit të Çekisë, ku përqindja e rasteve të reja me COVID-19 është më e larta në Evropë.
E përveç turmave që nuk mbanin maska dhe nuk respektonin distancën fizike, policia ka gjetur edhe qese të plastikës me lëndë narkotike.

Si rezultat i kësaj pronarët e lokaleve janë dënuar me 3 milionë kruna çeke (apo 100 mijë funte).
Kujtojmë që në këtë vend është në fuqi vendimi që pas orës 8 të pasdites mund të lëvizin vetëm nga 6 persona në turmë.