Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.
I njëjti së bashku me dy të dyshuar tjerë, nga njësiti policor u hasën duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës duke mos respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes për shkak të virusit Covid-19, njofton Klan Kosova.
Njëri nga të dyshuarit kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit i dyshuari dhe dy policë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.