Nuk raportohet për pasoja nga tërmeti në Lezhë të Shqipërisë

Sizmologu Rrapo Ormeni tha në Tiranë se tërmeti që go*diti mbrëmjen e së dielës Lezhën është normal për Shqipërinë dhe se nuk ka pasur aktivizim zonash me lëkundje.

Nga lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Lezhë nuk u raportuan të lën*duar apo dë*me materiale.
I pyetur nga mediat zoti Ormeni theksoi se nuk ka nevojë për panik pas god*itjeve që u ndjenjë në 5 ballë në Lezhë dhe 4 ballë në Laç dhe në Shkodër.

Sipas sizmologut Ormeni ky ishte tërmet i vogël dhe normal që haset shpesh në rajonin e Adriatikut.

Tërmeti u raportua të kishte magnitutë 4.8 ballë me lëkundje që u ndjenë edhe në kryeqytetin Tiranë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra largësi nga qyteti i Lezhës, ndërsa epiqendra e saj ka qenë 10 kilometra.

Instituti i Gjeoshkencave në Tiranë saktësoi se tërmeti go*diti në orën 20:13:30 me të dhënat M=4.5, Lezhë, 16 km VL Shëngjin në koordinatat 41.82° N, 19.78° E dhe thellësi: 20 kilometra.
Përveçse në Lezhë dhe Tiranë, lëkundjet ndjenë edhe në Shkodër dhe në Pukë.