Nuk preku punë shtëpie për 5 vite radhazi, burri detyrohet të dëmshpërblejë gruan

Në një rast të veçantë, një gruaje kineze i është dhënë kompensim për punët e shtëpisë që bëri gjatë martesës së saj. Pas një debati të madh në lidhje me vlerën e punës në shtëpi, Znj. Wang iu dhanë 50,000 juan (5,460 £) për pesë vjet punë të papaguar që ajo konsiderohej të kishte bërë për ish-burrin e saj Z. Chen.

Sipas ligjit të ri, një bashkëshort ka të drejtë të kërkojë kompensim në një divorc nëse ai ose ajo mban më shumë përgjegjësi në rritjen e fëmijëve, kujdesin për të afërmit e moshuar dhe ndihmën e partnerëve në punën e tyre.

Si i tillë, gj*yqtari që kryeson çështjen tha që ndarja e pasurisë së përbashkët të një çifti pas martese zakonisht përfshin ndarjen e pasurisë së prekshme, ‘por punët e shtëpisë përbëjnë vlerën e pasurisë së paprekshme’.