Nuk po respektohen masat antiCovid: Zemaj aksion me Policinë e Inspektoratin, mbyllin lokalet në Prizren


Një aksion është zhvilluar në orët e mesnatës në Prizren, ku ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës kanë mbikëqyrur respektimin e masave anti-Covid atje.
Gjatë kontrollit të mbrëmshëm, është hasur në mosrespektim të masave në disa prej lokaleve në qendër të Prizrenit.

Madje në një prej lokaleve po organizohej mbrëmje muzikore, me rreth 1 mijë persona të ftuar, raporton Express.
Si pasojë, lokalet që nuk kanë respektuar masat janë mbyllur, ndërsa pronarët e tyre janë gjobitur.