“Nuk po mbroj ata që rrezikojnë jetën e të tjerëve, por po mbroj të drejtën e diasporës”

Kritika të shumta javëve të fundit janë drejtuar ndaj mërgimtarëve.
Për këtë ka reaguar Leonora Jakupi e cila përmes një shkrimi ka thënë se as ne që jetojmë këtu nuk jemi më të mirë.

“Çka keni more me gjithë këto su*lme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo parkohen keq s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj etj. A mos jemi ne më mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brum i njëjtë? Lërini njerëzit le të kënaqen në vendin e vet, tek e fundit secili paguan për gabimin e vet! Gëzuar diasporë”, ishte reagimi i parë i Leonorës.

Por, këngëtarja tani ka reaguar sërish, duke thënë se statusi i saj nuk kishte të bënte aspak me dy mërgimtarët me Lamborghini, të cilët edhe morën gjobë për tejkalimin e shpejtësisë.
“Ta keni parasysh që unë nuk mbrojë njerëz që rrezikojnë jetën e vet dhe të qytetarëve. Unë mbrojë të drejtën e diasporës, jo çdo gabim individual duhet t’i mvishet mërgates”, shkruan këngëtarja, ndërsa shton se në Shqipëri si duket nuk ia kanë idenë çka po ndodh në Kosovë.