Nuk ndalet Stresi, kësaj here kërc*ënon publikisht Edi Ramën: Do kesh fatin e Gadafit

Reperi Stresi vazhdon të mos ndalet dhe të ngrejë zërin për rastin e Klodian Rashës.
Aktualisht ai ndodhet në arrati në Kosovë, pasi në Shqipëri është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
Mirëpo pavarësisht se nuk ndodhet fizikisht, Stresi po shfrytëzon rrjetet sociale për të ngritur zërin rreth ngjarjes e cila ka bërë bujë gjatë gjithë javës në Shqipëri.

Sot (e shtunë) janë kryer pro*testa të shumta në Shkodër, ku në një moment edhe i është vënë zj*arr ndërtesës së Partisë Socialiste në këtë qytet.
Stresi ndau me ndjekësit e tij në Instagram një video nga pr*otestat, në mbishkrimin e së cilës ka kërc8ënuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke i kërkuar ta dorëzojë kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

“Për herë të fundit po të shkruaj, dorëzo Ardi mafiozin ose do di*gjet Surreli e Mali i Dajtit. Edi Rama do kesh fatin e Gadafit”, ka shkruar në Instagram reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Përndryshe, në një intervistë të fundit, Stresi tregoi se arr*iti të arr*atiset në Kosovë përmes miqve të tij.