Nuk ndalet Daçiq, thotë se është i lumtur që Kamberi vendosi flamurin kuq e zi, e jo të Kosovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë sot bujë pasi vendosi edhe flamurin kuq e zi krahas atij të Serbisë gjatë një fjalimi të tij. Kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiq i kërkoi atij që ta largonte. Kamberi tha që derisa flamuri serb valon në Graçanicë, edhe ai shqiptar duhet të lejohet në Serbi pasi është e drejtë me Kushtetutë që lejon lirinë e shprehjes së identitetit kombëtar.

Ivica Daçiq ka folur për medie duke treguar arsyen e largimit të flamurit, duke thënë se niveli i tolerancës në Serbi është në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Kështu që do t’ju kërkoja të hiqni flamurin e Shqipërisë, sepse nuk është flamuri i pakicës kombëtare shqiptare në vendin tonë. Nëse nuk e dëshironi atë, atëherë ne me të vërtetë do të bëjmë një pushim”, tha Daçiq. Kurse Kamberi u përgjigj se ai e bëri atë në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Flamurit, stemës dhe himnit.

Por sikur të mos mjaftonte shtypja e lirisë së shprehjes, Daçiq nuk e la këtë punë të shkonte pa një provokim tjetër. “Unë jam i kënaqur që ju keni vënë në dukje flamurin e Serbisë, që ju nuk punoni aq shpesh, dhe nga ana tjetër, përkundër faktit që ju theksuat flamurin e Shqipërisë, unë duhet të them se është më e lehtë për mua që ju nuk e vëtë në dukje flamurin e Kosovës. Se kur flamuri serb të valëvitet në Graçanicë, ai nuk është flamuri i një shteti të huaj, por i këtij shteti të Serbisë”, tha Daçiq.