Nuk mundën ta ndajnë tokën, vëllezërit kosovarë bëjnë për spital njëri-tjetrin

Një raste dhu*ne në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kamenicë. Policia njofton se atje janë arr*estuar dy vëllezër pasi të njëjtit janë rra*hur mes vete. Shkak i rra*hjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore.

“Kamenicë 17.09.2021-21:50. Janë arr*estuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore ishin përfshirë në su*lm fizik me njëri-tjetrit. Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.