Nuk mund t’i merrni 6.000 denarë nëse nuk perditësoni të dhënat në bankë

Qytetarët që janë në listën për marrjen e ndihmës shtetërore prej gjashtë mijë denarësh, nëse nuk i përditësojnë të dhënat në bankë deri të premten, mund të mbeten pa para. Bankat kanë për obligim në 26 dhjetor t’i kthejnë në buxhet paratë nga kjo pako, të cila nuk do të përfundojnë në llogaritë e qytetarëve deri më 25 dhjetor. Ky rregull nuk është theksuar qartë nga Qeveria deri më tani, por është publikuar në faqet e internetit të të gjitha bankave tregtare. E njëjta gjë vlen për qytetarët që nuk kanë llogari transaksioni në banka nga ku duhet të tërheqin ndihmën.