Nuk mund të paguante faturën, nëna e katërnjakëve lë dy prej tyre në spital

Virginia Adhiambo nuk mund të paguante faturën e lindjes, kështu që bëri një marrëveshje me shefat e spitalit që i lejuan asaj të marrë në shtëpi vetëm dy prej foshnjeve. 26 vjeçarja lindi pesë javë para kohe katër djemtë e saj, në spitalin e Nairobi, në Kenia. Nëna e re pati komplikacione dhe u dërgua në kujdes intensiv.

Pas rekuperimit asaj iu dërgua fatura mjekësore prej rreth 25 mijë dollarë, çka e detyroi të bënte marrëveshjen e dhimbshme. Virginia lindi katër djem – Micah, Jack, Teddy and Malik – më 1 shkurt, por pas lindjes së suksesshme Virginia pësoi komplikacione.

Ajo thotë: “Këmbët dhe barku mu frynë, mora një infeksion dhe nuk po reagoja ndaj mjekimeve”. Për fat të keq qëndrimi pesë-javor në spital akumuloi faturën e madhe që Virginia nuk mund ta paguante të plotë. Duke folur me drejtuesit dhe partnerin e saj Charles Kyalo Ndonye, ata ranë dakord të merrnin në shtëpi dy nga bebet, derisa të mblidhnin para për të paguar faturën. “Micah e Teddy janë në shtëpi, por Jack e Malik janë në spital”, thotë Virginia. Ajo dhe partneri i saj do të përpiqen t’i nxjerrin femijët e tyre gjatë kësaj jave nëse mbledhin paratë.