Nuk më duhet një botë, ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta?

Keanu Reeves*

Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund të mbështetesh te dikush vetëm, kur të thotë “të premtoj”.

Ku gratë nuk duan fëmijë dhe burrat nuk duan një familje.

Kur pinjollët besojnë se janë të suksesshem pas timonit të makinave të etërve të tyre dhe ku një baba, i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetojë ju se ju jeni askushi.

Ku njerëzit deklarojnë në mënyrë kallpe se besojnë në Perëndi me nje gotë alkoli në dorë dhe mungesën e të kuptuarit të fesë së tyre.

Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshem dhe modestia është nje disavantazh.

Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mirë.

Ku njerëzit riparojnë çdo zhurmë të makinës së tyre, duke mos kursyer para dhe kohë, ndërsa me veten e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makine e shtrenjtë mund të fshehë atë që janë.

Ku djemtë prishin paratë e prindërve në klubet e natës, nën tinguj primitivë dhe vajzat bien në dashuri me ta, për këtë.

Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.
Unë e kam zgjedhur rrugën time, por është për të ardhur keq që nuk kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve, tek të cilët kam shpresuar se do ta gjeja më shumë se askund…

*Keanu Charles Reeves lindur më 2 Shtator, 1964 në Beirut, Lebanon. Reeves është një aktor kanadez. Ai ndoshta njihet me emrin Neo nga filmi “The Matrix” dhe gjithashtu për rolet e tij ne filmin “Speed” dhe komeditë “Bill & Ted’s Excellent Adventure”. Gjithashtu është anëtar i grupit “Dogstar”, gjatë viteve 1990, si një basist.