Nuk mban fjalën, Kurti e pranon Listën Serbe në qeveri: Kjo ministri iu takon atyre

Ministria për Komunitete e Kthim do t’i takojë Listës Serbë, gjë që siç duket ka qenë edhe kusht i kësaj partie për të votuar Albin Kurtin si kryeministër.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar 15 emrat për udhëheqje në institucionet krysore të vendit, 6 të VV’së, 6 të LDK’së dhe tre nga komunitetet jopakicë.

Sa i përket komuniteteve jopakicë për të cilët tha se do të emërohet dikush nga komuniteti serb, por jo nga Lista Serbe, pasi që konsideron se drejtohet nga Beogradi, kryeministri i ardhshëm gjithsesi e bëri një prej tyre ministër.
Emilia Rexhepi, Dalitbor Jetvic i Listës Serbe, dhe Ivan Millojevic do të jenë ministrat nga këto komunitete.

Këta janë emrat e të gjithë ministrave:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic.

Kujtojmë se Kurti më herët kishte deklaruar se nuk ulet as në një tavolinë me anëtarët e Listës Serbe, por sot ai emëroi Ministër një prej tyre.