Nuk kursen shakanë, Elon Musk mendon blerjen e radhës

I guximshëm nga oferta e tij e suksesshme prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter, Elon Musk hyri në platformë për të bërë shaka me një objektiv të ri të mundshëm të blerjes – por edhe njeriu më i pasur në botë mund ta shohë këtë shumë të kushtueshëm.

Elon Musk ka thënë me shaka se dëshiron që pas Twitter të blejë edhe Coca-Cola në mënyrë që në recetën e saj të kthejë edhe kokainën. “E radhës është blerja e Coca-Cola, që t’i fus prapë kokainë brenda”, shkroi në rrjetin social themeluesi i Tesla dhe SpaceX.

Receta e hershme e Coca-Cola përfshinte edhe gjethe të bimës Coca, nga prodhohet kokaina. Mendohet se pija origjinale përmbante 3.5 miligramë kokainë.