Nuk posedonin softuer të licencuar në kompjuterët e kompanisë, policia u ngre padi dy tetovarëve

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një personit juridik nga Tetova, E.Sh.(44) dhe I.Sh.(48), të dy nga Tetova, pronarë dhe drejtues të personit juridik, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për krim i kryer “shkelje e së drejtës nga shpikja e regjistruar ose e mbrojtur dhe topografia e qarqeve të integruara”. Më datë 04.11.2023 u krye një kontroll, gjatë të cilit u konstatua se kompjuterët në kompani nuk kishin softuer të licencuar operativ.