SEARCH
news33.tv
news33.tv
KOSOVËKORONAVIRUSI, RRIT DHE ÇMIMIN E MASKAVE MBROJTËSE NË TREGUN KOSOVAR
SHARETWEET
Nuk ka asnjë produkt i cili deri më tani po kërkohet më shumë në tregun farmaceutik kosovar se sa maskat mbrojtëse për shkak të panikut që qytetarët kanë nga përhapja e koronavirusit.
Kjo ka bërë që dyqanet e farmacive t’i çojnë në qiell çmimet.
Çmimi i një maske i cili fillimisht variante 20 deri në 25 centë nëpër barnatoret kosovare tash është rritur në 2 dhe 3 euro.
Por edhe me këtë çmim maskat mbrojtëse për mbulimin e rrugëve të frymëmarrjes vështirë se po mund të gjenden nëpër barnatoret e Prishtinës.
Sot ndërkaq është bërë e ditur se tre pacientë të rinj janë duke pritur rezultatet me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi.
Ndërkohë për katër të tjerë analizat e të cilëve janë kryer dje, rezultatet kanë dalë negative.