“Nuk këndojmë në prani të burrave”, dy motrat këngëtare flasin hapur

Jeta dhe Merita, dy nga motrat Burrniku ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku folën rreth marrëdhënies së tyre dhe mënyrës së veçantë të të kënduarit.

Pjesë e pandarë e dasmave apo organizimeve të ndryshme, motrat Burrniku këndojnë vetëm në prezenca femërore dhe në ambiente pa orkestër. Të pyetura nga Bieta, ato shpjeguan se prej fillimit kanë patur këtë praktikë pune dhe njerëzit i kanë dashur pikërisht për këtë arsye. Sa i përket mungesës së instrumenteve, Merita shpjegoi se kjo lidhet edhe me besimin në fenë islame.