“Nuk ka vdekur nga mbytja”/ Autopsia e Floyd sipas familjarëve është një “iluzion i madh”

Familja e George Floyd, ka punësuar një ekspert për të kryer një autopsi të veçantë në trupin e pajetë të familjarit të tyre, pasi rezultatet e autopsisë të bërë nga shteti treguan se 46-vjeçari nuk kishte humbur jetën nga mbytja apo asfiksimi, shkruan Daily Mail.

Në vend të kësaj, rezultatet paraprake të autopsisë dolën në përfundimin se Floyd ka humbur jetën si pasojë e sëmundje të zemrës dhe gjendja e tij u përkeqësua më tepër nga ndërhyrja e policisë.

Familjarët e Floyd shprehen se kanë punësuar shërbimet e një eksperti të njohur mjeko-ligjor, për të bërë një autopsi të dytë në mënyrë të pavarur. Ata pretendojnë se autposia paraprake që tregon se Floyd ka pas vuajtur nga sëmundje në zemër është një “iluzion”.

Ndërkaq kujtojmë se që pas vrasjes së 46-vjeçarit në SHBA janë shënuar protesta të dhunshme. Protestuesit kanë plaçkitur dyqane, madje kanë djegur dhe një stacion policie. Ndërsa policia nga krahu tjetër nuk është kursyer të përdorë ndaj protestuesve gaz lotjsellës dhe plumba gome.