Naser Ziberi është vetëm një emër i kandiduar për kryeministër shqiptarë që ka nevojë të përkrahet nga të gjithë.Ai mund të ishte një tjetër.Por në raste të tilla më shumë se kandidatët ka rëndësi ideja me vetë faktin që maqedonët po tregojnë grushtat , por ashpërsojnë fjalorin e tyre kundër kryeministrit shqiptarë dhe madje politikanë maqedonas bëjnë thirrje për një qeveri etnike maqedone me të vetmin qëllim që kjo ide mos realizohet transmeton TetovaSot.
Naser Ziberi është mbipartiak. Fakti që ai ka qenë i lirë të kritikojë secilin pushtet , tregon se ai nuk ka mbajtur anën e askujt.
Që maqedonasit ta shprehin mllefin ndaj tij kjo pritet, por partitë shqiptare nuk duhet të shënjestrojnë emrin e tij për propaganda të ulëta politike.
Nëse Naser Ziberi është një politikan i vjetër në Maqedoninë e Veriut, po aq të vjetër në politikë janë edhe Menduh Thaci, Ali Ahmeti, dhe Zijadin Sela.Kanë kaluar edhe ata decenie në politikë dhe ky shënjestrim ndaj figurës për kryeministër nuk mban.
Mos u merrni me emrin e kryeministrit por me idenë e madhe që ka ky funksion që po bën bashkë maqedonasit që duan të arrijnë dy gjëra.E para ta heqin topin te shqiptarët në luftën e ashpër për pushtet dhe e dyta për tu bërë një zë i vetëm maqedonas që mos arrihen qëllimet e mëdha shqiptare .Ka plot vend për politikën shqiptare.Ka plot kohë në veprimin e tyre politikë të vazhdojnë rrugëtimin por shqiptarët nuk kanë më kohë që për teket e politikës ata të vazhdojnë të trajtohen ndryshe në shtetin që i dhanë cdo gjë dhe nuk morrën atë që u takon./TetovaSot