Nuk ka raste të reja të Kovid-19 në burgun e Shutkës

Nga rezultatet e deritanishme nga kontrolli i të burgosurve dhe personat të cilët janë në paraburgim në burgun e Shutkës, nuk ka raste pozitive në virusin Kovid-19, deklaroi ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për media.

“Në burgun e Shutkës, intensivisht punohej në ditët e kaluara, në drejtim të kontrolleve intensive klinike nga ana e mjekëve nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup, të të gjithëve që janë të vendosur në të gjitha blloqet. Intensivisht ishte marrë material nga një numër i madh i njerëzve të vendosur në disa blloqe ku ishte vendosur personi i cili ndërroi jetë. Gjithsesi kishte kontrollim dhe janë dhënë udhëzime adekuate nga ana e epidemiologëve për të punësuarit, sipas informacioneve të kontakteve të personit i cili ndërroi jetë. Gjendja është analizuar hollësisht”, tha ministri Filipçe.

Më 8 prill të këtij viti, pas një muaji në paraburgim, një qytetar i Resnjës ndërroi jetë në burgun e Shutkës. Pas obduksionit të trupit të të ndjerit ishte konfirmuar se ai ishte pozitiv në Kovid-19. Pas kësaj ngjarje në këtë Shtëpi Ndëshkuese-Korrigjuese erdhi deri te revolta e të burgosurve të cilët kërkonin që të ndërmerreshin masa për mbrojtje nga virusi korona.