Nuk ka raste të reja pozitive me Kovid-19 në SÇE, është riorganizuar procesi i punë


Pas rasteve të konfirmuara me Kovid-19 tek dy të punësuar në Sekretariatin për Çështje evropiane, ata janë në izolim. Në izolim janë edhe kontaktet e tyre, të cilët janë testuar dhe të gjithë janë negativë, ndërsa procesi i punës është riorganizuar në pajtim me protokollet shëndetësore, deklaroi zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

“Unë nuk kam qenë në kontakt të afërt me ata të punësuar, por megjithatë u testova që pardje dhe rezultati është negativ. Megjithatë menjëherë filluam proces të riorganizimit të punës, dezinfektimit të tërë ndërtesës dhe funksionimit në kuadër të protokolleve të cilat i konstaton Komisioni për sëmundje ngjitëse”, u përgjigj Osmani në pyetjen e gazetarëve.

Ai tha se në kushte të rasteve pozitiv ndaj koronavirusit në cilin do institucion shtetëror protokollet duhet të respektohen. osmani e konfirmoi propozimin në secilin institucion shtetëror apo kompani private të emërohet një person – koordinues për kovid, detyrë e vetme e të cilit do të jetë të ndjekë nëse po respektohen tërësisht protokollet për distancë fizike, mbajtje të maskave dhe larje duarsh.