Nuk ka marrëveshje mes Zaevit dhe Gashit, “te Alternativa ka ndasi se a të hyjnë në Qeveri apo jo”

Nuk ka marrëveshje për koalicionim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi.

“Te ata ka ndasi se a duhet të hyhet në Qeveri apo jo. Kjo është logjike edhe për mua, sepse para një jave ata ishin në ofansivë, përcaktim që të shkojë kjo Qeveri, gjegjësisht BDI siç ata e thanë. Por, definitivisht përgjegjësia para shtetit i bëri që të gjenden para kësaj sfide. Organet e Alternativës do të duhet të shqyrtojnë të gjitha aspektet për të cialt foëm sot, por këtë duhet ta bëjnë edhe LSDM dhe partnerët e koalicionit”, tha Zaev pas takimit.