Nuk ka liri për Andrew Tate dhe vëllain e tij

Gjykata e Apelit në Rumani ka lënë në fuqi masën e dhënë muajin e kaluar për të zgjatur paraburgimin e Andrew Tate. Kjo do të thotë që ish-kickboxeri, influenceri dhe misogjeni i deklaruar do të qëndrojë në qeli deri më 27 Shkurt.

36-vjeçari, bashkë me vëllain e tij, Tristan u arrestuan në Dhjetor. Ata u kapën bashkë me dy femra rumune, një prej tyre ish-oficere policie. Ata akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunimin dhe formim të një grupi të organizuar kriminal për të shfrytëzuar femrat. Por të gjithë ata i kanë mohuar akuzat.

Vëllezërit Tate shkuan këtë të mërkurë në gjykatë me një furgon policie dhe ishin të prangosur. Andrew deklaroi se është i pafajshëm para gazetarëve të pranishëm.

Avokatja e dy djemve, Tina Glandian, e cila më herët ka përfaqësuar edhe boksierin Mike Tyson dhe këngëtarët Chris Brown e Kesha, argumentoi se mbajtja e tyre në paraburgim pa akuzë për më shumë se 30 ditë cenon të drejtat e tyre.

“Zgjatja e paraburgimit të vëllezërve Tate sipas këtyre rrethanave është një shkelje e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe e udhëtimzit të BE. Rumania është anëtarëve e BE-së”, tha ajo.

Andrew Tate është me nënshtetësi të dyfishtë, amerikane dhe britanike. Në vitin 2016, ai u hoq nga programi Big Brother në Mbretërinë e Bashkuar dhe u bë i njohur për thëniet misogjenike dhe fjalimet e urrejtjes. Ai ka thënë se femrat janë pjesërisht përgjegjëse që përdhunohen dhe se ato u “përkasin” meshkujve.

Pasi mori miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe frikës se po radikalizonte djemtë e rinj, Tate u ndalua nga shumica e platformave kryesore. Në Nëntor llogaria e tij në Twitter u rihap pas blerjes së kompanisë nga Elon Musk. Llogaria e tij atje ka 4.7 milionë ndjekës.

Prokurorët nisën hetimet për një nga vëllezërit Tate në Mars me pretendimin se kishte përdhunuar një femër të trafikuar.

Vëllezërit akuzohen se i rekrutonin viktimat e tyre duke i joshur dhe duke i mashtruar se donin që të kishin një marrëdhënie romantike.

Më pas, sipas prokurorisë, viktimat dërgoheshin në prona jashtë Bukureshtit ku i nënshtroheshin dhunës fizike, intimidimit dhe kërcënimit për të prodhuar përmbajtje pornografike për mediat sociale duke gjeneruar të ardhura të larta.

Prokuroria thotë se ka identifikuar deri më tani 6 viktima, duke përfshirë dy minorene./