Analisti politik hungarez András Rácz, në një intervistë për “Euronews” tha se nuk ka dëshmi se Nikolla Gruevski është i kërcënuar me jetë nëse kthehet në Maqedoni.
“Nuk ka asnjë dëshmi publike, që mbështet pohimet e qeverisë hungareze se Gruevski do të jetë në rrezik nëse kthehet, nuk kemi parë dëshmi publike për një gjë të tillë”, tha András Rácz.
Analisti thotë se në mënyrë legale qeveria hungareze ka të drejtë t’ia miratojë kërkesën për azil ish-kryeministrit të Maqedonisë.
Ai thekson se gjithë procesi i Gruevskit është kontradiktor si për interesat e Hungarisë si vend anëtare e BE-së dhe NATO-s, ashtu edhe për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë.