Budweiser, marka e birrës që do të ‘vuaj më shumë’ nga ndalimi i shitjes së alkoolit brenda dhe rreth stadiumeve në Kupën e Botës, ka bërë një postim kurioz në rrjetet sociale.Marka amerikane njoftoi se do t’i japë stokun e birrës vendit që fiton Kupën e Botës.
“Ditë e re, tweet i ri. Fituesi i Kupës së Botës fiton Buds”, shkruhet në postimin e tyre.Sipas The New York Times, Budweiser, me gjithë këtë situatë në lidhje me shitjen e alkoolit në Katar, humbi sponsorizimin me organizimin e konkursit të rënë dakord për rreth 72 milionë euro, por duhet të ketë të drejtë kompensimi.