Shumica e këngëtarëve kosovar kanë nisur t’i mbajnë koncertet pas një viti pandemie.
Edhe këngëtari Blero është mjaftë i kërkuar nga publiku për mbrëmje muzikore.
Mirëpo duket se ai dëshiron të këndojë vetëm në koncerte të mëdha e jo nëpër vende të vogla.
Ai tha: “Jom tu i pa kolegët e mi të cilët i respektojë shumë dhe i përshëndes shumë të cilët edhe shkojnë me këndu nëpër vende të ndryshme që kam shumë respekt se punë e kemi fundi fundit, por unë personalisht do t’i bëjë koncertet vetëm koncerte të mëdha e jo nëpër vende të vogla”.