Nuk ishin parë prej 1 muaji, vajza lë punën të kujdeset për babain e saj në azilin e të moshuarve

Nina Ambrose, një grua nga Essex, Britani hoqi dorë nga puna e saj vetëm që të shkonte si vullnetare në azilin ku ndodhet babai i saj të cilin nuk e kishte parë prej 5 javësh. Ajo punon në një kompani me produkte kozmetike, por me mbylljen e vendit për shkak të ko ronavir usit, Nina nuk mundej të shkonte të takonte të atin.

Roger Ambrose, 76 u shpë rngul në një azil për të moshuarit në muajin janar. Nina e vizitonte 4-5 herë në javë. Nina hoqi dorë nga puna e saj dhe filloi punë vullnetare në azilin e të moshuarve vetëm që të qëndronte me babain. Gjithashtu ajo iu nënshtrua dhe trajnimeve për disa kohë. 49 vjeçarja shprehet se i është nënshtruar 8 testimeve për tu kualifikuar për këtë punë.