Gjatë ditës së djeshme një sirian është arrestuar pasi ka rrahur kuzhinierin në Qendrën e Azilit në Lipjan.
Sipas Policisë, e gjithë kjo ka ndodhë si pasojë e një fjalosje të çastit rreth ushqimit.
“Një sirian është arrestuar në fshatin Magure të Lipjanit, pasi i njëjti deri sa ishte në Qendrën e Azilit në Magure kishte kanosur me fjalë dhe kishte goditur me këmbë veturën e kuzhinierit”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.