“Nuk hahet çdo natë fasule”, Big Mama thotë se nuk e ka problem tradhtinë nga burri

Big Mama së fundmi ka folur edhe për jetën e saj private.
Këngëtarja shqiptare ka pranuar se është tradhtuar, e madje ajo është shprehur se për natë fasule nuk hahet.

Tutje ajo ka thënë se ani pse ai mund ta tradhtojë me dikë, në fund të ditës ai do të kthehet sërish te ajo.
“Po jam tradhtuar, oho. Ka shumë loje tradhtish, nuk më vret të them të drejtën, se kam atë problem. S’jam si femrat e tjera që bën histerike dhe xheloze të mëdhaja. Më dhemb, kur s’ka xhelozi, s’ka dashuri. Por nuk prish një lidhje ose familjen nëse burri im apo i dashuri ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe, ka shkuar një natë, pastaj ka ardhur tek unë. U mashtrua, natë për natë fasule nuk hahen, përderisa më respekton e vlerëson, jam primare për atë, nëse del ndonjëherë shinave, hallall e ka”, u shpreh Big Mama.