Nuk gjeti nuse në fshatin e tij, serbi: Lumturinë ma solli një shqiptare


Familja Gjokoviç nga fshati Dobrace në Serbi thonë se lumturia më e madhe e tyre është familja që kanë krijuar. Serbi Radomir Gjokoviç thotë se përjetoi lumturinë më të madhe të mundshme në vitet e tij kur gati pas gati gjysmë shekulli u dëgjua e qara e një foshnje dhe kaq i mjaftoi për lot gëzimi në fytyrën e tij. Lumturinë thotë se ia solli një nuse nga Shkodra e cila solli në jetë dy fëmijë.

“Gratë tona nuk donin të vinin në fund të këtij fshati, kështu që unë udhëtova kilometra e kilometra në kërkim të gruas sime. Fati më buzëqeshi, sepse e pashë gruan time vetëm kur ajo u martua me mua, por martesa jonë pati sukses. Fillimi ishte shumë i vështirë, por dëshira për familje dhe fëmijë na bëri bashkë. Në shtëpinë time, djali im Stefani lindi pas pesëdhjetë vjetësh dhe ky është gëzimi më i madh. Edhe pse kushtet e jetesës nuk janë moderne, ne kemi gjithçka që kemi lënë mënjanë fillimisht për fëmijët dhe më pas për ne atë që ka mbetur”, tha Radomir Gjokoviç për radio INA.

“Bashkëshortja e tij, Lina, ndonëse e një besimi, kulture dhe kombi tjetër, ka bërë një rrugë të gjatë për të takuar shokun e saj të jetës, të cilin nuk e ka parë kurrë me sy në jetë. Ajo i dha fëmijë, dhe e mban familjen ngrohtë. Ajo pranoi ortodoksinë dhe mësoi gjuhën serbe. Madje, kremton edhe festat serbe”, shkruan ky medium për shqiptaren që u martua në Serbi.

“Ka qenë më e vështira deri sa e mësova gjuhën, çdo gjë ka qenë më e lehtë që atëherë. Kjo është shtëpia ime tani, dhe fëmijët janë më të lumturit. Unë di të përgatis edhe ushqimin serb. Nga turshitë deri në përgatitjen e bukës. Është e rëndësishme që ne t’i çojmë fëmijët në rrugën e duhur. Gjërat materiale nuk janë njësi matëse, por njerëzimi. Kjo nuk mungon në shtëpinë tonë”, thotë Lina.