‘Nuk flas dot se kam frikë mos më godet Kejvina!’ Kiara shpërthen në lot pas presionit psikologjik: Më shantazhon

Përveç Luizit, pre e bullizmit dhe presionit psikologjik të banorëve të tjerë ka rënë edhe Kiara.

Kjo e fundit sot ka mbështetur Luizin duke dalë kundër dhunës fizike dhe psikologjike që ata po përdorin ndaj tij. Moderatorja ka theksuar se nuk e përkrah Luizin për ato që ka thënë, por po ashtu nuk mbështet as dhunën ndaj tij.

Mirëpo, ato kanë luajtur një lojë të dobët duke i thënë Kiarës se po del kundër vajzave dhe po përkrah dhunën ndaj tyre. E lodhur nga presioni Kiara ka shpërthyer sot në lot e shprehur e lodhur dhe e frikësuar. Ajo thotë se ndruhet se Kejvina mund ta godas siç goditi Luizin nëse i thotë gjë.

“Nëse ka një njeri që i thotë gjërat e drejta ashtu siç janë ajo jam unë. Nuk kam mbrojtur Luizin në këtë rast se po japin mesazhe të gabuara për mua, nuk jam kundër vajzave. Nëse shoh një njeri që çohet dhe gjuan me shpullë, mund të ma bëjë edhe mua. Ndaj nuk dua të kem të bëj fare me Kejvinën pavarësisht se kam shumë gjëra për t’i thënë. Nuk dua se më ndyhet imazhi. Çohet Amosi dhe thotë se ajo reagoi mirë. Po si mund ta pranosh dhunën, si mund t’i pranosh shpullat. Kjo është më e tmerrshmja. Nuk i flas dot se kam frikë. Nuk dua të lë skena televizive. Më shantazhon.”Ti çfarë ke me Kristin? E ke qejf?”- më tha.”