Nuk evakuohen sërish civilët, Ukraina: Ushtria ruse ka bllokuar 50 autobusë

Ukraina e ka akuzuar sërish Rusinë për prishjen e marrëveshjes për evakuimin e civilëve.

Këshilli i qytetit të Bucha, në veri të Kievit, ka akuzuar forcat ruse për bllokimin e evakuimit të njerëzve përmes një korridori evakuimi të rënë dakord mbrëmë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Okupatorët po ndërpresin evakuimin. Aktualisht, 50 autobusë janë bllokuar nga ushtria ruse në parking: Mos lejoni kalimin në kolonë,” tha këshilli i qytetit në një postim të shkurtër në Facebook.

“Negociatat janë duke vazhduar për të zhbllokuar trafikun”.

“Ju kujtojmë se “korridori i gjelbër” ishte një marrëveshje në nivelin më të lartë”, shtoi ai.