”Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa”, Tayna reagon pas tragjedisë në Ferizaj

Ditën e sotme ju dha lamtumira e fundit 18-vjeçares së vrarë nga dy të rinj në qytetin e Ferizajt.
Në mesin e shumë fytyrave publike që kanë reaguar ashpër për rastin tragjik që ka tronditur opinionin, është edhe Tayna.

Rep artistja e njohur përmes një postimi të shpërndarë në rretet sociale fokusin e ka vënë tek familja duke u bërë thirrje që t’i lënë derën hapur vajzave të tyre edhe kur ato dështojnë ose gabojnë.