Të rinjtë kanë më shumë të ngjarë të humbin ndjesinë e të shijuarit kur preken nga koronavirusi, sipas ekspertëve.
Zyrtarët shëndetësor këshillojnë qytetarët që të kontrollojnë simptoma, si: temperatura e lartë, lodhja apo kolli i thatë.
Megjithatë, ekspertët e veshëve, hundës dhe fytit besojnë se këto simptoma mund të jenë më pak të vërejtura tek pacientët e rinj, shkruan mediumi britanik Metro.
Profesori Nirmal Kumar, kreu i ENT UK, një shoqatë që përfaqëson operacionet e veshit, hundës dhe fytit në Mbretërinë e Bashkuar, tha humbja e ndjesisë së nuhatjes (anosmia) dhe shijës mund të jenë një simptomë për ‘bartësit e fshehur’ të Covid-19.