‘Nuk është fëmija im’, aktori ndahet nga gruaja shtatzënë

Aktori i njohur Steve Burton është ndarë nga bashkëshortja e tij Sheree.
Lajmin e zbuloi vetë aktori. “Doja të sqaroja diçka. Unë dhe Sheree jemi ndarë”, shkroi Steve duke deklaruar se bashkëshortja e tij është shtatzënë, por fëmija nuk është i tij”.

“Ajo kohët e fundit njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të 4-të. Fëmija nuk është i imi. Ne jemi ende bashkë prindër tre fëmijët tanë të bukur. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këtë kohë”, shkroi aktori.

Steve dhe Sheree u martuan në vitin 1999. Steve ka 2 vajza Makena, 18 vjeç dhe Brooklyn, 7, si dhe një djalë Jack, 16. Aktori nuk sqaroi se sa kohë kanë qenë të ndarë.