“Nuk është e drejtë të mos mbahen dasmat”, Shyhretja kërkon që krejt qytetarët të dalin me një zë

Këngëtarja shqiptare Shyhrete Behluli ka kontribuar [për vite me radhë në skenën muzikore me zërin e saj të talentuar.
Rrugën e saj po e ndjek edhe vajza Engjëllusha, me të cilën ka sjellë edhe bashkëpunime të shumta.
Shyrehte Behluli në një intervistë shpalosi më shumë për këngët që do t’i publikoi së shpejti.
“Po, ka shumë projekte. Ne jemi duke bërë kombinime me Engjin, dhe këngë solo. Dy këngë janë në bashkëpunim me Engjin, dhe katër i kemi solo”.

Ajo ka sjellë këngë në bashkëpunim edhe me këngëtarë të tjerë, por njëherë nuk ka bashkëpunim.
“Nuk do të kem bashkëpunim me ndonjë këngëtar/e tjetër, njëherë vetëm me Engjin, e ma vonë nuk e di”, shtoi ajo.

Këngëtarja u shpreh se është mjaftë e padrejtë që nuk po mbahen dasmat, duke pasur parasysh se për zgjedhje pati tubime të shumta, ku nuk kishte persona me maskë, dhe nuk u respektua distanca.
“Nuk është e drejtë që nuk po mbahen koncertet, vazhdimisht po na bëjnë padrejtësi dhe neve por edhe bizneseve të tjera. Tash nuk e di ndoshta do të dalin më një zë krejt qytetaret, por e drejtë nuk është pasi e pamë në fushatë qysh ke puna”.

Se a do t’i mbajë dasmat këtë verë, ajo tha se shpreson që t’i kthehemi normalitetit së shpejti. “Verës presim dasmat , po shpresoj që deri në korrik diçka do të ketë” përfundoi ajo.