“Nuk është as në spital”, familjarët kërkojnë informacione për vajzën që u përfshi në ak*sidentin në Kroaci

Familjarët e një vajze e cila ishte e përfshirë në aks*identin tr8agjik në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë, nuk po dinë asgjë për fatin e saj.

Djali i axhës së Anjezës, Burim Bellanica, ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion se ku ndodhet ajo pasi që nuk po gjindet as në spital.
“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pytë kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy mrenda. Kemi thirrë në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza”, ka thënë ai.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aks*identuan këtë të diel.
Zëvendëskryeministri kroat Davor Bozinoviq ka thënë se në këtë numër: 00 385 35 201 111 qytetarët mund të kontaktojnë për të marrrë informacione.
Poashtu Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka bërë të ditur se qytetarët që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre të aksidentuar në Kroaci mund të kontaktojnë në numrin +383 (0) 38 200 76 000.