Deri më tani dy gjuhët më të folura në botë janë ajo e kineze dhe angleze, por duket se vendi i këtyre të dyjave mund të zihet nga një tjetër.
Sipas studimeve frëngjishtja do të zërë vendin e parë si gjuha më e folur në botë deri në vitin 2050 për shkak të rritjes së popullsive që e kanë gjuhë zyrtare.Deri më tani frëngjishtja është gjuhë zyrtare në disa vende të botës si Maroku, Tunizia, Algjeria, si dhe në 30 vende të tjera.Ndërkohë që Kina dhe shumë vende që flasin anglisht do të përballen me një tkurrje të popullsisë, që do të ulë numrin e anglishtfolësve në 3% dhe të atyre mandarin në 8%.