Ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka nisur ndryshe nga herët e tjera.
Rama ka publikuar videon e vizitës së tij në një famlije të varfër, në Shijak e cila jeton në kushte mjerimi.
Banesa e tyre e cila as e tillë nuk mund të quhet, nuk kishte as kushtet minimale për të jetuar. Aty jetonin 5 anëtarë të familjes.
Kryeministri Rama teksa pa gjendjen alarmante në të cilën jetonin 3 femijë dhe prindërit e tyre, i dha fjalën se do t’i ndërtojë një shtëpi të re përpara se të vijë dimri.
“Do ta bëjmë shpejt, ta kam dhënë fjalën që do vija, nuk e prisja që ishte kaq e tmerrshme. Është situatë shumë shumë e frikshme. Do shihemi shpejt para se të vijë dimri”, u shpreh Rama teksa i puthi dorën zonjës së shtëpisë.
Linku i videos:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1654634484665472/